Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiqi në pritje të kontratës së re

Foto: Reuters

Ivan Perishiq nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mesfushori kroat është në pritje të bisedimeve me klubin e Interit për vazhdimin e kontratës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se 33-vjeçari po shpreson që t’i ofrohet kontratë nga klubi zikaltër për të mbetur në Itali.

Kontrata aktuale kroatit i skadon në qershor të këtij viti dhe palët nuk kanë nisur bisedimet për vazhdimin e saj.

Lojtari u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se mund të largohet si futbollist i lirë në qershor.