Ivan Perishiq mund ta ketë ndërruar mendjen dhe nga kampioni në fuqi i Italisë, Interi, do të kalojë te skuadra e Juventusit.
Bëhet fjalë për një kontratë katërvjeçare për futbollistin 33-vjeçar, që mund të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon, ka shkruar “La Gazzetta dello Sport” të mërkurën.
Mesfushori me tipare sulmuese është pjesë e Interit prej vitit 2015. Ai u huazua në edicionin 2019/20 te skuadra e Bayernit.
Në të kaluarën, karrierë ka bërë edhe te Dortmundi e Wolfsburgu në Bundesligë.
Me Interin këtë edicion ka shënuar nëntë gola e po aq asistime në 48 paraqitje gjithsej.
Artikuj të ngjashëm