Sulmuesi i krahut, Ivan Perishiq, do të largohet nga skuadra e Interit në afatin kalimtar të janarit. “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar të hënën se tek Interi kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Perishiqin, i cili nuk ka bindur trajnerin Antonio Conte me paraqitjet e tij.
Kroati 31-vjeçar u kthye tek Interi para fillimit të këtij edicioni pas huazimit njëvjeçar te Bayern Munichu, dhe Interi është i gatshëm ta lërë të lirë për 15 milionë euro. Perishiqi këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 17 ndeshje në të gjitha garat. Perishiqi është pjesë e Interit prej vitit 2015, kur iu bashkua nga Wolfsburgu për 35 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm