Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiq do të largohet nga Interi

Ivan Perishiq do të largohet nga Interi në fund të edicionit. Sipas “Corriere Dello Sport” drejtuesit e klubit kanë vendosur ta lirojnë lojtarin kroat.

Mesfushori ofanziv është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk do t’i ofrohet rinovimi i saj.

32-vjeçari do të largohet në qershor si futbollist i lirë.

Kroati karrierën pritet ta vazhdojë në Premier League. Interesim për të kanë shprehur Arsenali, West Hami dh Newcastle Unitedi.