Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiqi drejt Premier Leagues

Ivan Perishiq pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janar për ta vazhduar karrierën në Angli, kanë raportuar të hënën mediumet e huaja.

Evertoni dhe West Ham Unitedi, thuhet se tashmë kanë kontaktuar me Interin që është i gatshëm të lirojë Perishiqin për rreth 10 milionë euro dëmshpërblim.

Kroati do të largohet nga Interi pasi klubi nuk po dëshiron t’ia ofrojë rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

32-vjeçari iu bashkua Interit në vitin 2015 dhe këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm