Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni interesohet për Perishiqin

Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, kroatin Ivan Perishiq.

Bëhet e ditur se Evertoni për ta mposhtur konkurrencën e skuadrave tjera, i ka ofruar Interit dhjetë milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Perishiqit në afatin kalimtar të janarit. Perishiq pritet të largohet nga ekipi italian, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe te Evertoni po shihet si përforcim i duhur për trajnerin Rafal Benitez në fazën e sulmit.

32-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 14 paraqitje këtë edicion për Interin në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Interit në vitin 2015 nga Ëolfsburgu kurse në sezonin 2019/20 ishte i huazuar për një vit te Bayern Munichu.

Artikuj të ngjashëm