Basketbollistet e Penzës kanë shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën Unike. Në ndeshjen e xhiros së dytë, të zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, skuadra e Penzës ka triumfuar me rezultatin 80:74.
Amerikania Rael Whitsitt e ka udhëhequr Penzën drejt këtij triumfi, duke e mbyllur ndeshjen me 27 pikë e 23 kërcime.
Me paraqitje të mirë te skuadra pejane në këtë takim u dallua edhe Mia Long që realizoi 21 pikë. Te skuadra e Prishtinës, vetëm dy basketbolliste e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Sarah Mgbeike ishte më e dalluara me 29 pikë e 14 kërcime, kurse Aisia Roberston shtoi 19 pikë që nuk mjaftuan për të evituar humbjen nga Penza.
Artikuj të ngjashëm