Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina shënon fitoren e tretë në Ligën Unike

Skuadra e Prishtinës ka startuar vitin e ri me fitore në Ligën Unike të femrave. Basketbollistet e Prishtinës, të martën mbrëma kanë triumfuar në kryeqytet ndaj Tiranës me shifrat 87:80.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të Ligës Unike, ndërsa Prishtina regjistroi fitoren e tretë karshi po aq humbjeve në këtë edicion të kësaj gare.

Agnesa Rrahmani me 29 pikë ishte më e dalluara te Prishtina, ndërsa Sarah Mgbeike e Zërina Shatri realizuan "double-double".

Mgbeike pati 21 pikë e 15 kërcime kurse Shatri shtoi 16 pikë e 11 kërcime për fitoren e Prishtinës.

Te Tirana, më të dalluarat ishin Enisa Qosja (21 pikë) e Breanna Bay (20).