Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Prishtina mposhtet nga Tirana në Ligën Unike

KB Prishtina

Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Tirana të martën mbrëma në kuadër të Ligës Unike në basketboll.

Ndeshja u zhvillua në Tiranë.

Skuadra tiranase fitoi me rezultat 77:69. Te Tirana u shqua Endrit Hysenagolli me 17 pikë e 10 kërcime.

Prishtina u paraqit me vetëm një të huaj. Rastin e fituan kryesisht lojtarët e rinj. Më i miri ishte Tyrrel Tate me 18 pikë e katër kërcime.

Ndeshja i takoi xhiros së tretë.

Edhe Bashkimi me fitore shumë të thellë ndaj Yllit Basketboll 3 muaj më parë Bashkimi me fitore shumë të thellë ndaj Yllit

Prishtina më herët mposhti Vllazninë e Shkodrës, ndërsa dy fitore i janë bartur nga Superliga.

Të martën luajti edhe Golden Eagle Ylli që fitoi 83:67 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Ylli u paraqit me përbërje të kompletuar, kurse u dallua Jan Palokaj me 14 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.