Basketbollistet e Prishtinës e kanë fituar Ligën Unike pasi ne finale mposhtën Bashkimin. Në finalen e luajtur të martën mbrëma në Prishtinë, vendaset fituan me shifrat 82:49. Për Prishtinën, ky është trofe i dytë në këtë garë.
Prishtina ishte skuadër më e mirë gjatë tërë ndeshjes, ndërsa dallimin e bëri në çerekun e dytë. Këtë çerek, Prishtina e fitoi me shifrat 16:6 për t’ia shkaktuar Bashkimit humbjen e parë në Ligën Unike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmerikania Asianne Johnson me 27 pikë e dhjetë kërcime ishte më e dalluara te Prishtina dhe u zgjodh MVP i finales.
Ndërsa, te Bashkimi u dallua Sarah Mgbeike me 22 pikë të shënuara. Vendin e tretë në Ligën Unike, e zuri Tirana pasi e mposhti Penzën. Turneu “Final 4” i Ligës Unike u mbajt në Prishtinë për herln e dytë.