Mesfushori brazilian Lucas Paqueta pritet të jetë përforcimi i parë i Newcastle Unitedit për sezonin e ri. Bëhet e ditur se Paqueta parimisht ka pranuar transferimin te ekipi anglez dhe ka kërkuar nga Lyoni që ta pranojë ofertën prej 45 milionë eurosh.
Paqueta është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Premier League dhe te Newcastle po shihet si përforcim i madh për sezonin e ardhshëm. 24-vjeçari këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të mirë te Lyoni, me tetë gola e katër asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.
Paqueta iu bashkua Lyonit në vitin 2020 nga Milani dhe me ekipin francez ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai ka edhe 29 ndeshje e gjashtë gola të shënuar me Brazilin.
Artikuj të ngjashëm