Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqueta do t’i bashkohet West Hamit

Mesfushori Lucas Paqueta do të jetë përforcimi më i ri i West Ham Unitedit.

“Daily Mail” ka njoftuar të shtunën se West Hami tashmë ka arritur marrëveshje me Lyonin për transferimin e brazilianit.

Për Paquetan, ekipi anglez është pajtuar të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim.

Paqueta pritet të prezantohet të dielën, pasi sot do t’i kryejë kontrollimet mjekësore te West Hami.

24-vjeçari që shënoi nëntë gola dhe asistoi gjashtë herë, me ekipin anglez do të firmos kontratë pesëvjeçare.