Te Newcastle Unitedi janë të vendosur që në afatin kalimtar të janarit ta forcojnë mesfushën dhe tashmë kanë identifikuar futbollistin që duan të transferojnë. Bëhet fjalë për brazilianin, Lucas Paqueta, i cili është pjesë e West Ham Unitedit dhe ka vazhduar me paraqitje të mira edhe këtë edicion.
Mësohet se Newcastle ka bërë gati 65 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2026.
Paqueta ishte pranë transferimit te Manchester City këtë verë, por shkaku i problemeve personale i dështoi transferimi te kampioni i Anglisë. Ai prej vitit të shkuar është pjesë e West Hamit, ndërsa në Evropë ka luajtur edhe te Lyoni e Milani. Në 5 ndeshje këtë edicion në Premier League, Paqueta ka 1 gol e 1 asistim.