Kampioni i Anglisë, Manchester City nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Lucas Paqueta, raporton “The Sun” të hënën.
Pasi iu refuzua oferta e parë prej 80 milionë eurosh nga West Ham Unitedi, mësohet se City ka përgatitur ofertën e dytë për shërbimet e brazilianit.
Mësohet se City do të ofrojë 90 milionë euro për ta bindur West Hamin në lirimin e Paquetas, i cili kërkohet me ngulm nga trajneri Pep Guardiola.
Guardiola po e sheh 25-vjeçarin si përforcim të duhur për mesfushën dhe po insiston në transferimin e tij gjatë kësaj vere.
Paqueta verën e shkuar iu bashkua West Hamit nga Lyoni dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Në edicionin e tij të parë te skuadra nga Londra, Paqueta pati 5 gola e 7 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat.