Mesfushori i West Ham Unitedit, Lucas Paqueta, është akuzuar nga Federata e Futbollit e Anglisë për bastvënie.
Ai akuzohet se ka marrë kartonë të verdhë me qëllim për të “ndikuar në tregun e bastvënieve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër akuzat lidhen me ndeshjet e Premier Leagues, kundër Leicester Cityt më 12 nëntor të vitit 2022, në vitin 2023 kundër Aston Villas më 12 mars, Leeds Unitedit më 21 maj dhe Bournemouthit më 12 gusht.
26-vjeçari që përfaqëson Brazilin ka qenë nën hetime që prej verës së kaluar, pasi ka pasur dyshime në bastvënie.
Paqueta, i cili iu bashkua West Hamit nga Lyoni për 43 milionë euro në gusht të vitit 2022, ka thënë se është “shumë i befasuar dhe i mërzitur” nga këto akuza.
Ai ka mohuar çdo akuzë që i është drejtuar.