Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Paquetan

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin nga Brazili, Lucas Paqueta ka njoftuar të hënën “Daily Mail”. Paqueta para fillimit të këtij sezoni iu bashkua West Ham Unitedit dhe ka treguar paraqitje të mira në Angli.

Thuhet se Arsenali është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për transferimin e tij në verë. 25-vjeçari deri më tani ka dy gola e tri asistime në të gjitha garat për West Hamin, ndërsa në Evropë ka luajtur edhe për Lyonin e Milanin.

Mesfushori ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm