Arsneali po shpreson se do të mund ta transferojë gjatë afatit kalimtar të verës Lucas Paquetan nga Lyoni.
Është trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ai që po insiston në transferimin e brazilianit që ka shkëlqyer te Lyoni sezonin e shkuar.
Edhe te skuadra franceze e kanë pranuar se mund ta shesin gjatë kësaj vere 24-vjeçarin.
Te Lyoni për ta liruar lojtarin po kërkojnë të paktën 50 milionë euro.
Paqueta ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2025.