Arsenali po vazhdon interesimin për mesfushorin e Lyonit, Lucas Paqueta.
Klubi londinez ka nisur bisedimet me Lyonin dhe po shpreson të bindë krerët e klubit për ta liruar lojtarin, shkruan "Media Foot".
Madje “Topçinjtë” ia kanë paraqitur ofertën skuadrës franceze dhe janë në pritje të një përgjigjeje.
24-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Mikel Arteta.
Krerët e klubit londinez do të nisin bisedimet edhe me menaxherin e lojtarit dhe do t’ia paraqesin ofertën.
Paqueta ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2025.