Skuadra e Arsenalit po e monitoron situatën e mesfushorit Lucas Paqueta te West Ham Unitedi, raporton “The Sun” të martën.
Braziliani iu bashkua West Hamit para fillimit të këtij sezoni, por mund të largohet në verë për shkak se nuk është i kënaqur me rezultatet e ekipit, i cili po lufton për mbijetesë.
Tek Arsenali po e shohin 25-vjeçarin si përforcim të duhur për mesfushën dhe janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për transferimin e tij në verë. Paqueta ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa këtë sezon ka realizuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime në të gjitha garat.
Paqueta iu bashkua West Hamit nga Lyoni, ndërsa në Evropë ka luajtur edhe për Milanin.