Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Paquetan

Arsenali ka hyrë në garë për transferimin e futbollistit brazilian të Lyonit, Lucas Paquetan, shkruan “The Chronicle”.

24-vjeçari mund të jetë i disponueshëm për anglezët në verë vetëm nëse paguajnë 60 milionë euro, çmim që i është vënë nga francezët.

Paqueta ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2025. Ai edicionin aktual ka shënuar nëntë gola në 37 ndeshje.