Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. City hyn në garë për Paquetan

Manchester City është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin e Lyonit, Lucas Paqueta.

“L’Equipe” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez do të nisin negociatat me Lyonin për të tentuar transferimin e brazilianit.

Te Lyoni kanë bërë të ditur se janë të gatshëm ta shesin Paquetan nëse paguhet shuma e kërkuar.

Klubi francez po kërkon të paktën 50 milionë euro dëmshpërblim për 24-vjeçarin.

Për Paquetan në garë është edhe Arsenali.