Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami në garë për Paquetan

Skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Lucas Paqueta.

Sajti “football.london” ka njoftuar të mërkurën se Tottenhami ka kontaktuar Lyonin në lidhje për transferimin e mundshëm të brazilianit. Paqueta pritet të largohet këtë verë nga Lyoni dhe ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 50 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2025, kurse sezonin e fundit ka shënuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat. Krahas Tottenhamit, interesim për Paquetan ka shprehur edhe Newcastle Unitedi.

Artikuj të ngjashëm