Tottenhami ka parakaluar Arsenalin në garën për transferimin e mesfushorit të Brazilit, Lucas Paqueta. Madje, Tottenhami po vlerësohet favorit pasi tashmë ka nisur negociatat me Lyonin për 24-vjeçarin.
Tottenhami ka ofruar 40 milionë euro për Paquetan, i cili është i gatshëm të largohet nga Lyoni për ta vazhduar karrierën në Premier League.
Braziliani ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2025 dhe sezonin e fundit ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në ekip.
Ai shënoi 11 gola dhe bëri shtatë asistime në të gjitha ndeshjet. Paqueta iu bashkua Lyonit në vitin 2020 nga Milani.