Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqueta preferon kalimin te Tottenhami

Lucas Paqueta po e preferon transferimin te Tottenhami para Arsenalit dhe Newcastle Unitedit. “L’Equipe” ka shkruar të enjten se Paqueta e ka njoftuar agjentin e tij për këtë preferencë, i cili ka nisur negociatat me Tottenhamin.

Braziliani do të largohet këtë verë nga Lyoni dhe kalimi te Tottenhami do t’ia mundësonte atij të paraqitet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. Te Lyoni janë të gatshëm ta lirojnë Paquetan për 40 milionë euro dhe Tottenhami pritet të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij gjatë kësaj jave.

24-vjeçari që pëlqehet edhe nga Arsenali e Newcastle, ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm