Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle ofron 60 milionë euro për Paquetan

Te Newcastle Unitedi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin e Lyonit, brazilianin Lucas Paqueta, gjatë kësaj vere. “The Times” ka bërë të ditur të enjten se ekipi anglez tashmë ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e Paquetas.

Për transferimin e tij, Newcastle i ka ofruar ekipit francez 60 milionë euro. Paqueta është i gatshëm të largohet nga Lyoni dhe te Newcastle po shihet si përforcim i madh për mesfushën.

24-vjeçari ishte njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Francë sezonin e fundit, të cilin e mbylli me 11 gola e shtatë asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2025.