Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG dhe Arsenali pas Paquetas

Paris Saint- Germain dhe Arsenali janë skuadrat e interesuar për Lucas Paqueta.

Braziliani ka shkëlqyer këtë edicion te Lyoni, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.

Të dyja klubet janë të gatshme të nisin negociatat me Lyonin për t’i siguruar shërbimet e Paquetas.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025. Lyoni për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 50 milionë euro dëmshpërblim.

Artikuj të ngjashëm