Reprezentuesi i Brazilit, Lucas Paqueta, pritet të jetë përforcimi i parë i Newcastle Unitedit për sezonin e ri. “The Sun” ka bërë të ditur të hënën se ekipi anglez i ka ofruar Lyonit 40 milionë euro për transferimin e Paquetas në verë.
Thuhet se palët janë afër marrëveshjes, pasi mesfushori 24-vjeçar ka shprehur dëshirën t’i bashkohet Newcastles.
Paqueta ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2025, kurse këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të mirë tek ekipi francez. Ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 41 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm