Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osmani reagon pasi Sadikut iu mohua pjesëmarrja në Botërorin në Indi me simbole të Kosovës

Donjeta Sadiku - boks

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi boksieres Donjeta Sadiku i është mohuar e drejta për të garuar me simbole të shtetit të Kosovës në Botërorin në Indi.

Delegacioni i Kosovës të hënën ka marrë informatën nga autoritetet e Indisë se mund të marrin vizat, porse nuk do të lejohet të marrë pjesë me simbole shtetërore të Kosovës e as nuk do të intonohet himni i Kosovës.

“Vendimi për ta penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Botërorin e boksit është shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare sportive. Si një anëtare e IBA-s, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj. Ne i bëjmë thirrje Indisë ta rishqyrtojë vendimin e saj”, ka shkruar Osmani në Twitter.