Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

IBA nuk merr përgjegjësinë që lejon diskriminimin ndaj Donjeta Sadikut

Donjeta Sadiku

Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) nuk ka marrë përgjegjësinë që ka lejuar autoritetet indiane të diskriminojnë boksieren kosovare, Donjeta Sadiku.

Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, IBA ka thënë se nuk pranon asnjë diskriminim. Këtë megjithatë e ka lejuar. Autoritetet e Indisë kanë kushtëzuar paraqitjen e Donjeta Sadikut në Botëror me heqjen dorë nga simbolet e shtetit të Kosovës.

“IBA i përmbahet qëndrimit për sportin pa kufij dhe jashtë politikës, ndërsa nuk pranon asnjë diskriminim mbi asnjë bazë. IBA do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e sportistëve të saj për të garuar”, thuhet në përgjigje.

IBA ka shkruar se nuk mund të ndikojë në procesin e pajisjes me viza. Ka thënë se kjo është në dorë të autoriteteve shtetërore.