Donjeta Sadiku nuk do të marr pjesë në Botërorin e boksiereve që këtë javë fillon në Indi. Autoritetet indiane vetëm të hënën janë pajtuar që të lëshojnë viza për delegacionin kosovar, por kanë kushtëzuar paraqitjen e Sadikut në Botërorin që fillon të mërkurën.
Qeveria e Indisë ka kushtëzuar që boksierja kosovare të paraqitet pa simbole dhe nëse fiton medalje të mos intonohet himni dhe të mos shfaqet flamuri.
Deri të hënën, sipas FBOXK, Qeveria e Indisë ka refuzuar të lëshojë viza për anëtarët e delegacionit kosovar. Dhe të hënën ka paraqitur kushtin për prezantim pa simbole. Një kusht i tillë nuk është pranuar nga federata kosovare, që në bashkërendim me autoritetet e vendit ka vendosur që të mos udhëtohet fare për në Indi, ka mësuar KOHA. Donjeta për herë të tretë e ka të pamundur të paraqitet në ngjarjet globale në Indi. Ajo vjet fitoi medalje të bronztë botërore e po ashtu evropiane. Tani ka mbetur jashtë ngjarjes kryesore të vitit.
-
Fillon Botërori, ku Kosovës iu pamundësua pjesëmarrja
-
Osmani reagon pasi Sadikut iu mohua pjesëmarrja në Botërorin në Indi me simbole të Kosovës
-
Donjeta Sadiku: Padrejtësinë do ta kthej në forcë
-
Donjeta Sadiku ende në pritje të vizës për Indi, reagon Federata
-
India megjithatë, po lëshon pe, Donjeta Sadiku pritet të paraqitet në Botëror