Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Motra e lojtarit të Kosovës shënon supergol për Stuttgartin

Dafina Rexhepi

Dafina Rexhepi, motra e lojtarit të Kosovës, Enis Rexhepi, ka shënuar supergol të hënën mbrëma.
Rexhepi shënoi me goditje nga distanca në minutën e 46-të, ndërsa asistoi për golin e dytë të Stuttgartit që humbi nga Bayer Leverkuseni 3:2.

Ndeshja Stuttgart – Bayer Leverkusen i takoi xhiros së dhjetë të Bundesligës gjermane për futbolliste. 

Sulmuesja Rexhepi kompletoi takimin, ndërsa mori notën më të lart.

Lumbardha Misini u paraqit për Leverkusenin nga minuta e 88-të.

Stuttgarti zë vendin e nëntë me 11 pikë, kurse Leverkuseni në pozitën e pestë me 19 pikë.

VIDEO