Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu i kënaqur me karakterin që treguan lojtarët

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas fitores kundër Dukagjinit se ekipi i tij me plotë mëritë ka arkëtuar pikë të plota.

“Ishte e rëndësishme të kthehemi. Djemtë treguan karakter. Rruga vazhdon. Kemi edhe pengesa gjatë rrugës. Më gëzon fakti se si fituam. Të fitojmë kaq thellë kundër Dukagjinit nuk është e lehtë. Përvec që më gëzon fakti për fitore, më gëzon që nuk e lejuam kundërshtarin të na rrezikoj. Ishte fitore e merituar. Çdo futbollist që kemi është i rëndësishëm për ekipin. Arbnori ka pasur lëndim dhe tani e kemi një armë shtesë. Por, të gjithë janë të rëndësishëm për ekipin. Vazhdojmë kështu”, tha Nuhiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drita mposhti Dukagjinin 4:0.