Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu: Drita ka mundur ta fitojë derbin

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e tij ka mundur edhe ta fitojë duelin kundër Gjilanit, i cili përfundoi 1:1.

Nuhiu pas ndeshjes tha se Drita pati paraqitje të mirë dhe shtoi se derbi ishte si gjithmonë shumë i luftuar në fushë.

“Mendoj se një pjesa e dyta e jona ishte më e mirë se kundërshtari, pasi në të parën vërejtëm në presion për shkak të ambicieve tona sepse përball kishim një skuadër që nuk ka shumë ambicie dhe nuk e aplikuam lojën tonë. Në momentet më të mira tonat u ndëshkuam, por reaguam duke barazuar rezultatin, ndonëse kishin raste për të fituar. Derbi gjithmonë ka qenë i luftuar pavarësisht renditjes në tabelë dhe ambicieve”, tha Nuhiu.