Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas ndeshjes së fituar ndaj Ferizajt 1:0 të shtunën, se insistimi i lojtarëve deri në fund, ka qenë vendimtar në marrjen e pikëve të plota.
Ai është shprehur shumë i lumtur me angazhimin e të gjithëve që dhanë kontribut.
“Në futboll nuk ka ndeshje të lehtë, por mund ta bësh të lehtë. Më pëlqeu mentaliteti i skuadrës. Futëm në vështirësi kundërshtarin që kishte ardhur me qëllime të veta. Menaxhuam pjesën e kundërsulmit, ishim kërkues, dhe kjo na u shpërblye me tri pikë”, tha fillimisht Nuhiu.
“Të gjithë futbollistët janë angazhuar. Ajzeraj i dha freski ekipit, dhe jo vetëm ai, por të gjithë që u futën në pjesën e dytë. Kërkuam që ta fitonim ndeshjen”, është shprehur Nuhiu.