Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu thotë se personaliteti i skuadrës e fitoi ndeshjen

Ardian Nuhiu - FC Drita

Ardian Nuhiu

Personaliteti dhe karakteri i grupit ka bërë që skuadra e Dritës të fitojë përballë Drenicës, ka thënë pas ndeshjes trajneri shkupjan i gjilanasve, Ardian Nuhiu.

Drita të shtunën fitoi me vështirësi ndaj Drenicës, 2:1, me golin e fitores që u realizua tre minuta para fundit.

“Skuadra kundërshtare na ndëshkoi por më pëlqeu karakteri i grupit në këtë ndeshje. Nuk u dorëzuam për asnjë moment. Ishim të vëmendshëm dhe menaxhuam mirë lojën. Kjo tregon personalitetin e lojtarëve. Do të kemi rival të fortë në kampionat, por ka shumë ndeshje. Ka shumë skuadra që janë pretendente për titull, por po e shohim se sa vështirë po fitojnë të gjithë”, ka thënë Nuhiu.