Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu: Mposhtëm skuadër me ecuri të mirë në Evropë e kampionat

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas ndeshjes se ekipit të tij i është kthyer fati, ndërsa të dielën shtoi se mposhti një ekip me ecuri tejet të mirë në kampionat e në Evropë.

“Skuadra ka krijuar, por duhet të kesh fat për të shënuar. Futbollistët treguan personalitet dhe karakter. Dua t’i falënderoj tifozët ‘Intelektualët’ për përkrahjen, sepse kjo skuadër po bën shumë mirë. Luajti mirë edhe ndaj një ekipi siç është Ballkani. Ka ecuri shumë të mirë si në kampionat ashtu edhe në Evropë. Jemi ende herët. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Kampionati është i rivalizuar dhe të shtyn ta bësh maksimumin”, është shprehur Nuhiu pas ndeshjes.