Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu: Ishim më lart se Ballkani, por na mungoi fati

Ardian Nuhiu - FC Drita

Ardian Nuhiu

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas barazimit 2:2 me Ballkanin se skuadra që ai drejton ishte në nivel më të lartë se sa kundërshtari. Sipas Nuhiut, fati nuk ishte në anën e Dritës. “Jam i kënaqur me futbollistët të cilët bënë maksimumin.

Ishim dy herë në avantash. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen, ku patëm dy raste për ta bërë 3:1. Kur nuk shënon, mbetet ai ligji që pastaj vjen ndëshkimi. I përgëzoi lojtarët për luftën që treguan. Ishim më lart se Ballkani, por na mungoi fati për ta fituar ndeshjen” Drita mbetet në vendin e parë me 31 pikë. Ballkani është i dyti me 27 pikë, por me tri ndeshje më pak të luajtura.