Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli mbyll për publikun seancën në rastin e Liridona Ademajt

mm

Janë paraqitur para Gjykatës së Apelit tre të dënuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Kolegji i Apelit vendosi në fillim që seanca të mbyllet për publikun për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe marrëdhënieve familjare. 

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, ka shprehur shqetësim me vendimin për mbylljen e seancës për publikun, ndërsa theksoi se nuk ka arsye ligjore për një vendim të tillë. 

“Nuk ka asnjë arsye ligjore që seanca e Apelit mos me qenë publike. Ajo çka pamë sot është një vendim i paarsyetuar se me mbyllë një seancë gjyqësore edhe pse nuk ekzistojnë arsyet ligjore. Kjo mungesë e transparencës do ta dëmtojë Gjykatën e Apelit”, ka thënë ajo para mediave që u larguan jashtë sallës pas vendimit të kolegjit.  

Ankesë ka parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të vendimit për Kokallën. Ankesë për Kokallën ka parashtruar edhe pala e dëmtuar, duke kërkuar që edhe Kokallës t’i shqiptohet dënim me burgim të përjetshëm. 

Ankesë kanë parashtruar edhe të dënuarit.

Edhe Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ademajt, Kokalla me 30 vjet Arbëri Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ademajt, Kokalla me 30 vjet

Me aktgjykimin e 21 prillit 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e Ademajt.