Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die wegen Mordes an Liridona Ademaj Verurteilten erscheinen vor dem Berufungsgericht.

mm

Janë paraqitur para Gjykatës së Apelit tre të dënuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. 

Gjykata e Apelit po mban seancën e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Murseli, Plava dhe Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Me aktgjykimin e 21 prillit 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e Ademajt.