Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwëarz, ka përshëndetur dënimet me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe Granit Plavës dhe me 30 vjet burgim të Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gjykata Themelore e Prishtinës të martën ka shqiptuar aktgjykimin ndaj Mursellit, Plavës dhe Kokallës.
“Burgim i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, dhe 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën, përgjegjësi e plotë për një krim që tronditi shoqërinë tonë”, tha Gërvalla.
Ajo shtoi se, ndonëse asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta kthejë jetën e humbur dhe as ta zbusë dhimbjen e familjes, krimet e tilla, përfshirë dhunën ndaj grave dhe femicidin, kërkojnë përgjigje të ashpër, të qartë dhe pa asnjë kompromis.
Ajo tha se adresimi i dhunës ndaj grave mbetet prioritet i përditshëm institucional.
“Efikasiteti i institucioneve tona matet edhe me vendosmërinë e dënimeve që shqiptohen. Dënimet duhet të jenë në përputhje me peshën e krimit, duke dërguar një mesazh të qartë se dhuna dhe vrasjet nuk tolerohen dhe nuk relativizohen në asnjë rrethanë”, tha Gërvalla. “Shoqëria jonë nuk mund të tolerojë më as heshtjen, as normalizimin e dhunës. Kjo është vijë e kuqe. Dhe kjo vijë duhet të mbrohet me drejtësi, përgjegjësi dhe veprim të pandërprerë”, përmbylli Ministrja Gërvalla në reagimin e saj.
Haxhiu: Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, mesazh i qartë se krimet nuk mbeten pa ndëshkim
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit për dënimin me burgim të...-
Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ademajt, Kokalla me 30 vjet
-
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë mirëpret dënimet për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
-
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të Kokallës
-
Vëllai i Liridona Ademajt: Ky vendim është edhe për fëmijët që s’do ta shohin më nënën e tyre
-
Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, 30 vjet për Kokallën