Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 30 vjet burgim A.G. për vrasjen në Prizren në shtator të vitit 2023.
A.G. ka vrarë me kallashnikov B.M, i cili ishte me familjen. Ai e goditi fillimisht në trup e më pas e goditi me plumb në kokë.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit A.G., e GJYKON: dënon me burgim në kohëzgjatje 30 (tridhjetë) jetësh; Ndaj të akuzuarit A.G., është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Po ashtu A.G. lidhur me ngjarjen është dënuar edhe për dy vepra tjera penale për armëmbajtje pa leje dhe po ashtu asgjësim apo dëmtim të pasurisë.