Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

30 years in prison for the perpetrator of the murder in Prizren in September 2023

court

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 30 vjet burgim A.G. për vrasjen në Prizren në shtator të vitit 2023. 

A.G. ka vrarë me kallashnikov B.M, i cili ishte me familjen. Ai e goditi fillimisht në trup e më pas e goditi me plumb në kokë. 

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit A.G., e GJYKON: dënon me burgim në kohëzgjatje 30 (tridhjetë) jetësh; Ndaj të akuzuarit A.G., është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës. 

Po ashtu A.G. lidhur me ngjarjen është dënuar edhe për dy vepra tjera penale për armëmbajtje pa leje dhe po ashtu asgjësim apo dëmtim të pasurisë.