Trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e Dritës priti deri në momentin kur pranoi gol nga Malisheva dhe më pas reagoi.
Kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit të gjilanasve, i cili ka thënë se loja është dashur të kryhej shumë më herët.
“Realisht në pjesën e parë kundërshtari ishte i vëmendshëm. Në pjesën e dytë pritëm të goditeshim për të reaguar. Duhet të jemi të kënaqur patjetër, por jo me pjesën e parë. Nuk është dashur të presim të goditemi e më pas të reagojmë”, ka thënë trajneri Nuhiu pas fitores 3:1 të Dritës ndaj Malishevës.
Drita pozicionohet në vendin e dytë me 55 pikë, nëntë më pak se lideri Ballkani.