Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndongo rrezikon suspendimin e gjatë, godet me boks Ramizin

Samir Ramizi ishte prej më të mirëve te Winterthuri të premten mbrëma, madje edhe shënoi gol në minutën e katërt të kohës shtesë.

Winterthuri dhe Thuni barazuan 2:2 në kuadër të xhiros së 33-të në “Challenge League”.

Sulmuesi 30-vjeçar, Ramizi, e realizoi golin e tij të 10-të në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës, ndërsa ka edhe shtatë asistime.

Ai është pjesë e Winterthurit që synon ngjitjen në Superligën e Zvicrës dhe me skuadrën zënë vendin e tretë me 58 pikë në 33 ndeshje, një më pak se Schaffhauseni dhe Aarau. Deri në fund të Kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur.

Fundi i ndeshjes ishte i tensionuar dhe më së keqi e pësoi Ramizi.

Edhe Ramizi shënon golin e pestë sezonal Sport Ramizi shënon golin e pestë sezonal

Ramizi u qëllua me boks nga Ronald Ndongo, ani pse futbollisti shqiptar synonte ta qetësonte situatën e krijuar në fushë. Gjyqtarja Esther Staubli nuk e pa skandalin dhe Ndongo i shpëtoi kartonit të kuq.

Ndongo rrezikon suspendimin për një kohë shumë të gjatë në futbollin e Zvicrës.