Samir Ramizi ka shënuar golin e vetëm për Winterthurin që megjithatë pësoi humbje të thellë nga Young Boysi, skuadra e madhe zvicerane.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 18-të të Superligës helvetike.
Ramizi shënoi penallti në minutën e 40-të. Pos Ramizit te Winterthuri startoi edhe Granit Lekaj.
U aktivizuan edhe Eris Abedini e Hekuran Kryeziu. Kastriot Imeri luajti si zëvendësues tek Young Boysi, derisa Donat Rudhani qëndroi në stol.
Young Boysi udhëheq në tabelë me 41 pikë. Winterthuri është i nënti me 16 pikë.