Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramizi kontribuoi me dy asistime në fitoren e Winterthurit

Sulmuesi Samir Ramizi ka asistuar në dy golat e fundit të Winterthurit që mposhti Lausannen me rezultatin 5:2.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së pestë të Superligës së Zvicrës. Ramizi asistoi në golin e katërt të shënuar në minutën e 86-të dhe të pestin në minutën e 93-të.

Në fushë u inkuadrua në minutën e 80të. Granit Lekaj u paraqit deri në fund të ndeshjes. Jozef Pukaj mbeti në stol.