Samir Ramizi ka shënuar gol shumë të rëndësishëm të shtunën mbrëma. Ai ka realizuar golin e vetëm për Winterthurin që fitoi 1:0 ndaj Grasshoppersit. Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të të Superligës së Zvicrës.
Winterthuri është kthyer në elitë pas disa dekadave dhe për këtë skuadër secila pikë është e madhe në garën për ekzistencë.
Ramizi shënoi në minutën e 51-të.
Granit Lekaj e Samir Ramizi startuan te Winterthuri, ndërsa Amir Abrashi startoi te Grasshopperi.
Te Winterthuri u aktivizuan edhe Eris Abedini, Hekuran Kryeziu e Florian Kamberi.
Edhe
Kasami e përjetoi rëndë rënien e Winterthurit nga Superliga
Winterthuri i ka nëntë pikë në pozitën e parafundit (9). Grasshopperi është i gjashti me 14 pikë.
Për 31-vjeçarin Samir Ramizi është goli i dytë në elitë.