Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramizi lëndohet, mungon disa javë

Winterthuri do të jetë pa sulmuesin Samir Ramizi për disa javë, ka njoftuar të hënën sajti zyrtar i Superligës zvicerane të futbollit.

Ramizi ka telashe me meniskun e gjurit të majtë dhe do të mungojë në javët e ardhshme. 31-vjeçari është lojtar shumë i rëndësishëm i skuadrës së promovuar në elitën zvicerane. Ka shënuar pesë gola në 18 paraqitje. Ramizi mungoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Young Boysit.

Winterthuri është i fundit dhe po lufton për mbetje në Superligë.

Artikuj të ngjashëm