Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramizi shënon golin e pestë sezonal

Samir Ramizi ka dalë të jetë sërish vendimtar për skuadrën e Winterthurit në elitën e futbollit të Zvicrës.

Sulmuesi 31-vjeçar të shtunën shënoi golin e pestë të sezonit për ekipin e tij.

Winterthuri barazoi me Sionin 1:1 në kuadër të xhiros së 21-të të elitës zvicerane të futbollit.

Ramizi realizoi nga penalltia në minutën e 17-të të ndeshjes.

Ai e kompletoi ndeshjen, bashkë me qendërmbrojtësin, Granit Lekaj.

Eris Abedini e Josef Pukaj ishin në bankën rezervë.

Edhe Nivokazi shënon golin e 13-të në Superligën e Zvicrës Futboll 2 muaj më parë Nivokazi shënon golin e 13-të në Superligën e Zvicrës

Te Sioni nga minuta e 60-të është inkuadruar Kevin Halabaku.

Winterthuri pas 21 ndeshjeve të zhvilluara ka 21 pikë.

Sioni ka një pikë më shumë.