Samir Ramizi vazhdon të jetë i rëndësishëm për Winterthurin. Ai të dielën shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1 në udhëtim me Zuerichun. Ndeshja i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Zvicrës. Zuerichu kaloi në epërsi në minutën e 32-të.
Shtatë minuta më vonë Samir Ramizi barazoi rezultatin në 1:1 për Winterthurin. 31-vjeçari Ramizi ka shënuar katër gola në 16 paraqitje këtë edicion. Fidan Aliti ishte i vetmi shqiptar që startoi te Zuerichu. Lindrit Kamberi hyri në vend të tij. Mirlind Kryeziu qëndroi në stol.
Granit Lekaj e Ramizi startuan te Winterthuri. U aktivizua edhe Eris Abedini. Winterthuri e Zuerichu po luftojnë për mbetje në Superligë.
Mbajnë dy pozitat e fundit në tabelë me nga 20 pikë. Winterthuri ka një ndeshje më pak të luajtur dhe është i parafundit.